Nga një magjik i futbollit, në një të rebeluar – Ozil tani e mendon debutimin në eSports

Mesut Ozil është i vendosur për një karrierë të re sapo të pensionohet nga futbolli – duke u bërë lojtar në video lojëra.

Ish-yllit të Arsenalit i është thënë se nuk do të luajë më për Fenerbahçen nga trajneri i ri Jorge Jesus.

Mesfushori 33-vjeçar dëshiron të jetë një lojtar profesionist në video lojëra, pasi të tërhiqet nga futbolli.

Ozil u përjashtua nga trajneri i përkohshëm Ismail Kartal, i cili vuri në dyshim aftësitë e tij.

Dhe tani trajneri portugez Jesus ka zbuluar se koha e lojtarit me gjigantët turq ka mbaruar pavarësisht se ai erdhi nga Arsenali vetëm 18 muaj më parë pasi u përjashtua nga Emirates.

Megjithatë, ndërkohë që fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë kërkon një klub të ri, ai tashmë ka plane kur të tërhiqet nga futbolli i luajtur.

Agjenti i Ozil, Erkut Sogut tha për The Telegraph: “Ai do të shkojë më shumë në eSports, do të luajë vetë dhe ndoshta do të bëhet një lojtar i eSports”.

“Ai është vërtet i mirë, për të qenë i sinqertë, në Fortnite dhe mendoj se një ditë nuk do të habitesha nëse ai do të konkurronte”.

“Ai zotëron një ekip – M10 Esports – dhe ka lojtarë. Ka një shtëpi lojërash në Gjermani. Ka futboll, si FIFA dhe po ashtu edhe video lojën Fortnite”, ka shtuar më tej agjenti i tij.

Ozil ka luajtur 37 herë për Fenerbahcen që kur nënshkroi nga Arsenali në vitin 2021.

Megjithatë, ai nuk është paraqitur që nga 20 marsi pasi u përjashtua nga skuadra.

Supozohej të ishte një fillim i ri për Ozilin, pasi karriera e tij në Londrën e Veriut mori një fund të keq nën drejtimin e Mikel Artetas.