Nga Nikolla te Ursula fon der Lajen!

Shkruan: Destan Jonuzi

Tanimë përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për një shtet demokratik dhe pro-evropianë po marrin formë. Sakrifica, mundi dhe rreziqet ishin të arsyeshme, “27 Prilli” i vitit 2017 nga shumë kush karakterizohet si ngjarje e kthesave të mëdha, madje edhe si ngjarje e madhe e cila i hapi rrugën Maqedonisë së Veriut ka Perëndimi, duke pamundësuar kështu ndryshimin e kursit politik të vendit në drejtim të Rusisë.

Përpjekjet e Maqedonisë për tu bërë pjesë e familjes së madhe evropiane datojnë që nga viti 2003, atëherë kur u paralajmërua nga zyrtarët e Shkupit se vendi ynë do të aplikon që të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian (BE), e gjithë kjo asaj kohe ka qenë vetëm se një iluzion, por ja që përpjekjet për tu bërë shtet modern kanë lëvizur me dinamik. I gjithë pesimizmi në Maqedoninë e Veriut mbizotëroj deri në vitin 2005, kur Maqedonia u bë vend kandidat i BE-së, dhe nga këtu i gjithë pesimizmi u rikthye në një optimizëm për një shtet më të zhvilluar, demokratik dhe evropian.
Rrënja e regjimit të Gruevskit dhe ngjarjet e “27 Prillit” treguan se me punë, përkushtim shumë shpejt vendi nga një shtet jo-mik, mund të kalojë në një vend mik me fqinjët dhe se për një kohë të shkurtë shumë procese mund të lëvizin dhe ndryshohen.

Vendimi për fillimin e skriningut – hapja e negociatave për anëtarësim me BE-në, si dhe anëtarësimi në NATO-s janë treguesit më të mirë se Maqedonia e Veriut ndodhet para një fillimi të ri, dhe se ky fillim do të sjell të ardhme më të mirë.

Gruevski, BE dhe NATO

Gjatë 12 viteve sa po qeveriste vendin Nikolla Gruevski dhe tajfa e tij nga VMRO-DPMNE-ja thuaj se shkatërruan gjithçka që ishte punuar dhe ndërtuar në planin e euro-integrimeve. Projekti “Shkupi 2014” ishte sa i dëmshëm për arkën e shtetit dhe qytetarët, po aq i dëmshëm edhe për diplomacinë, u rrënuan skajshmërish marrëdhëniet me Greqinë, nuk ishin marrëdhëniet të mira as me Bullgarinë, Serbinë, Shqipërinë dhe Kosovën. Maqedonia karakterizohej nga Komisioni Evropian, OSBE etj., si shtet i kapur nga tajfa e Gruevskit. NATO ndryshojë qasjen ndaj Maqedonisë së Veriut dhe thuaj se ishte në prag të mbylljes së dyerve të saj për Maqedoninë.

Pas rrënjës së Gruevskit fillojë etapa e ndërtimit të raporteve me fqinjët, miqtë ndërkombëtar e evropian. Diktatura duhej të zëvendësohej me demokraci dhe hapjen e rrugëtimit euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut. Ndërsa, të gjithë qytetarët e Maqedonisë, pa dallime tanimë janë të vetëdijshëm për rëndësinë e rrugëtimit të vendit drejt Brukselit, ndërkohë që zhvillimet ne Ukrainë dhe ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor treguan se sa i rëndësishëm është statusi i vendit anëtar në NATO.

Politika shqiptare

Përcaktim strategjik i politikës shqiptare në Maqedoni që nga pavarësimi i shteti e këndej ka qenë rruga euro-atlantike e vendit. Për tu arritur ky synim strategjik madje, blloku politik shqiptarë pa asnjë përjashtim kishte një qëndrim konstruktiv lidhur me bisedimet që po zhvilloheshin me Greqinë për çështjen e emrit, me qëllim që të debllokohet procesi euro-integrues, madje duke pasur shumë të drejtë që edhe ato të ndikojnë në marrëveshje nuk e bënë këtë duke i dhënë mundësi integrimit dhe prosperitetit të vendit.

Politika maqedonase nga ana tjetër është e vetëdijshme për këtë dhe shpreh mirënjohje të thellë për këtë solidaritet të politikës shqiptare dhe popullit shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Partitë maqedonase

Opozitarja VMRO-DPMNE edhe pse është kundër futjes se Bullgarëve në Preambulën e Kushtetutës së vendit dhe ka disa vërejtje kundër marrëveshjes me Bullgarinë, në asnjë moment nuk është deklaruar se është kundër anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE. në Kjo jep shpresë se kjo parti mund të korrigjojë politikat e saj në të ardhmen me qëllim të mbrojtjes së interesave të shtetit dhe rrugës euroatlantike të vendit. “Levica” e Dimitar Apasievit e cila është kundër anëtarësimit të vendit në NATO, dhe promovon politika retrograde për vendin që e orientojnë atë nga Rusia. Madje në disa raste nga kjo parti janë deklaruar se ka edhe alternativa tjera për anëtarësimin e vendit në BE. LSDM-ja në pushtet është paria e vetme maqedonase që ka sakrifikuar shumë çka për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE. Pikërisht në qeverisjen e saj kanë ndodhur lëvizjet më të mëdha në drejtim të euro-integrimeve, që nga aplikimi për t’u anëtarësuar e deri në fillimin e negociatave. Ndërkohë që në regjimin e Gruevskit, ky rrugëtimi çalojë me të madhe për shumë se dhjetë.