Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike për nesër paralajmërojnë mot të freskët me temperatura më të ulëta të mëngjesit, të cilat të martën diku do të ulen për ndonjë celsius nën zeron. Në mëngjes në disa vende në fushëgropa do të ketë kushte të paraqitjen e mjegullës.
Nga DPHM informojnë se deri nga mesi i javës së punës do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të pakta në jug ndërsa më pas do të ketë vranësira të rritura me kushte për shi lokal në pjesët jugore ndërsa temperaturat e mëngjesit gradualisht do të jenë në rritje.
Deri në fund të ditës pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe i freskët. Pasdite dhe veçanërisht në pjesët veriore vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryejë erë mesatare ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi verior deri në veriperëndimor. Temperatura maksimale do të jetë në interval nga 12 deri në 18 gradë Celsius.
Në Shkup gjatë paradites do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me erë, ndërsa pasdite më i qetë dhe me diell.
Në 24 orët e kaluara më së shumti shi ka rënë në Ohër – 15 litra në një metër katror, 13 në Tetovë, 12 në Dibër dhe Kodrën e Diellit, 11 në Pozharan, Mavrovë dhe Kumanovë – tetë, Pretor, Manastir, Prilep, Demir Kapi – katër, Shkup – Zajçev Rid – tre, Kriva Pallankë – 2, Berovë dhe Shkup – Petrovec – një.