Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se nga nesër 17.12.2025 në departamentin për Çështje Civile do të hapet sportel i veçantë për “Qytet i Sigurt”. Siç thonë nga MPB qytetarët do të mund të dorëzojnë kërkesë për ndryshimin e të dhënave për kontakt që kanë dorëzuar gjatë regjistrimit të veturave, nëse ka ndodhur një ndryshim ose në rast se kanë marrë një njoftim me të dhëna të pasakta.
Njoftimi i plotë i MPB-së
“I njoftojmë qytetarët se nga nesër (17.12.2025), në një sportel të veçantë në Departamentin për Çështje Civile, në ndërtesën e TVM (kati përdhesë) në Shkup, i cili do të punojë çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 17:00, do të mund të dorëzojnë kërkesë për ndryshimin e të dhënave për kontakt që kanë dorëzuar gjatë regjistrimit të veturave, nëse ka ndodhur një ndryshim ose në rast se kanë marrë një njoftim me të dhëna të pasakta. E njëjta gjë do të mund të realizohet edhe në stacionet për kontroll teknik të veturave në vend, ku është caktuar një referent i deleguar i MPB-së.
Po ashtu, qytetarët përmes postës elektronike në [email protected] do të mund të dërgojnë vërejtje me shkrim nëse kanë paqartësi, pyetje ose probleme në lidhje me funksionimin dhe zbatimin e sistemit “Qyteti i Sigurt”, ku të gjitha vërejtjet e dorëzuara do të regjistrohen dhe shqyrtohen sipas procedurave të përcaktuara, me qëllim përmirësimin e funksionimit dhe një komunikim më efikas me qytetarët”, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme.




