Nga “Nçertania” erdhi Ballkani i Hapur i Edi Ramës: Krijimi i Serbisë së madhe, por sot me kostum ekonomik

Shkruan: Halil Geci

Shqiptarët që mbështesin këtë projekt nuk janë naivë ,janë bashkëpunëtorë të vetëdijshëm të planit për zhdukjen e kombit të tyre.

Nuk ka më naivitet ,ka vetëtradhti! Shqiptarët që heshtin apo mbështesin “Ballkanin e Hapur” janë sot pjesë e një kompliciteti që i shërben një Serbie të Madhe, në dëm të shqiptarëve.

Kush mbështet “Ballkanin e Hapur”, është ushtar i heshtur i Serbisë së Madhe – edhe kur mbajmë flamurin shqiptar, tradhtia ka fytyrë shqipfolëse.

Kjo nuk është paqebërje – është zgjatje e “Naçertanisë” me mjete të buta. Shqiptarët që i bëhen mbështetje, janë pionirët e rinj të një plani të vjetër serb.

“Naçertania” e Re: Ëndërr e Serbis Të Madhe Por Tash Me Kostum Ekonomik e Ndihmuar Nga Kryetradhtari Edi Rama Dhe Rrethi i Ti Në Kosovë Dhe Shçipëri

Nga Dalmacia në Durrës, projekti serb hegjemonist nuk ka vdekur. Vetëm ka ndërruar emër. Sot quhet ‘Ballkani i Hapur’. Ajo që s’u bë me armë, po tentohet me marrëveshje dhe nënshtrime.

Serbia nuk ka reshtur kurrë së synuari zgjerimin territorial në kurriz të shqiptarëve dhe kombeve të tjerë joserbë. Ky projekt, i njohur historikisht si Serbia e Madhe, ka rrënjët e veta në dokumentin famëkeq të vitit 1844 – Naçertania, e hartuar nga Ilija Garašanin. Ky ishte një plan i qartë hegjemonist për të krijuar një Serbi që shtrihet nga Dalmacia deri në Durrës, duke përfshirë Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Sanxhakun, Malin e Zi dhe të gjitha trojet shqiptare që mund të përthithen.

Në këtë dokument, shqiptarët përshkruheshin si pengesa etnike dhe fetare që duhej eliminuar, asimiluar apo dëbuar. Dhe që nga ajo kohë, Serbia e ka zbatuar këtë plan me përpikëri: përmes luftërave, masakrave, propagandës, dhe sot – përmes diplomacisë ekonomike.

Nga plumbi te tregtia: ndërrimi i taktikës, jo i synimit

Pas dështimeve të mëdha të viteve ‘90 dhe gjykimeve ndërkombëtare për gjenocid në Kosovë, Serbia u detyrua të ndryshojë taktikë. Ajo që më parë bëhej me tanke dhe paramilitarë, tani po tentohet të bëhet me memorandume, forume ekonomike dhe projekte të bashkëpunimit rajonal. Projekti “Ballkani i Hapur” është një version i butë i Serbisë së Madhe, ku kontrolli serb arrihet jo me dhunë, por me ndikim ekonomik dhe politik të centralizuar në Beograd.

Aq më keq kur në këtë plan Serbia nuk është vetëm. Përkrahjen më të papritur dhe më të pakuptueshme e mori nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili për vite me radhë mbrojti këtë projekt si një platformë paqeje dhe integrimi. Por një projekt që përjashton Kosovën, që relativizon krimet serbe, dhe që ngre Serbinë si lider rajonal, nuk mund të quhet paqësor. Është një plan për asimilim politik dhe ekonomik të shqiptarëve.

Historia është e qartë: Serbia nuk ndalet vetë

Nuk janë vetëm dokumentet si Naçertania që dëshmojnë hegjemonizmin serb. Janë faktet historike të pandërprera:

Masakrat e Luftërave Ballkanike (1912–1913), ku shqiptarët u masakruan në masë nga ushtria serbe.

Spastrimi etnik i Kosovës në vitet ‘90, ku mbi 13,000 shqiptarë u vranë dhe mbi 1 milion u dëbuan nga shtëpitë e tyre.

Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës dhe fushata e egër ndërkombëtare e Serbisë për ta çrrënjosur shtetin e dytë shqiptar.

Këto nuk janë raste të izoluara. Janë etapat e një projekti afatgjatë, që nuk është ndalur, por vetem sa u vetëm sofistikuar. Për sa kohë Serbia e ka ende Naçertanien si themel të politikës së saj, nuk mund të ketë as paqe të vërtetë, as bashkëjetesë të sinqertë.

Shqipfolësit e mbrapshtë: tradhtarët me flamur shqiptar

Ndoshta më e dhimbshme se vetë plani serb, është fakti që zbatimi i tij gjen mbështetje edhe ndër vetë shqiptarët . Dikur ishin “titoistët” që luftonin nacionalizmin shqiptar në emër të “vëllazërim-bashkimit”. Sot janë zëra publikë, gazetarë, analistë, e politikanë, që për interesa personale, servilizëm apo frikë, bëhen zëdhënës të Beogradit, edhe pse flasin shqip.

Të tillë duhet të demaskohen publikisht. Të djeshmit që mohonin masakrat në Kosovë dhe të sotmit që heshtin para agresivitetit diplomatik serb, janë pjesë e së njëjtës hallkë të tradhtisë kombëtare.

Koha për zgjuar ndërgjegjen kombëtare

Është koha që shqiptarët të lexojnë historinë pa syze naive. Pa emocione boshe për “bashkëpunim rajonal” kur ai është në fakt pushtim diplomatik. Serbia nuk e ka braktisur asnjëherë ëndrrën për Serbinë e Madhe ,vetëm po pret momentin e duhur. Dhe kur e gjen një shqiptar të dobët, të korruptuar, të paidentitet, momenti vjen më shpejt.

Ne nuk duhet të jemi brezi që ia hap rrugën Serbisë drejt Durrësit, përmes marrëveshjesh të heshtura. Duhet të jemi brezi që, duke mësuar nga e kaluara, i vendos kufij të qartë hegjemonizmit, si politikisht, ashtu edhe shpirtërisht.

Sepse ata nuk kanë hequr dorë kurrë nga projekti i tyre ,por a kemi hequr dorë ne nga vetvetja?

Të gjitha këto të dhëna i kam mbledhur për t’i përdorur në këtë shkrim, së bashku me shumë fakte të tjera të nxjerra nga “Naçertania” e Ilija Garašanit (1844). Ndër burimet kryesore që kam konsultuar janë:

— Dušan Bataković, The Kosovo Chronicles

— Milorad Ekmečić, Stvaranje Jugoslavije

/GazetaKosova/