Çmimet e karburanteve nga nesër sërish rriten. Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) mori vendim që çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht të rriten me 4,85%, krahasuar me vendimin e mëparshëm të 10 gushtit.
Nga 18 gushti, në orën 00:01, çmimet maksimale do të jenë:
Eurosuper BS-95 – 91,50 denarë/litër, rritje prej 4,50 denarësh.
Eurosuper BS-98 – 93,50 denarë/litër, rritje prej 4,50 denarësh.
Eurodizel BS (D-E V) – 98 denarë/litër, rritje prej 6,50 denarësh.
Vaji ekstra i lehtë (EL-1) – 98,50 denarë/litër, rritje prej 6 denarësh.
Mazut M-1 NS – 43,726 denarë/kg, rritje prej 0,188 denarësh.
Sipas KRRE-së, rritja është rezultat i çmimeve më të larta referuese të derivateve të naftës në tregun botëror. Krahasuar me përllogaritjen e mëparshme, benzina është shtrenjtuar me 8,983%, dizeli me 10,979%, vaji ekstra i lehtë me 9,801%, ndërsa mazuti me 0,871%.
Në përllogaritje ka ndikuar edhe kursi i denarit ndaj dollarit, i cili gjatë periudhës së kaluar ka qenë më i ulët për 0,2247%.
KRE vazhdon të zbatojë akcizën e reduktuar me 2 denarë për litër për benzinat Eurosuper BS-95 dhe BS-98, si dhe akcizën e reduktuar me 4 denarë për litër për eurodizelin.
Nga Komisioni sqarojnë se çmimet e përcaktuara janë çmime maksimale, që do të thotë se tregtarët mund t’i shesin karburantet edhe me çmime më të ulëta.



