Nga maji deri tani janë dënuar 128,849 qytetarë për mos mbajtje të maskave

Dënimet prej 20 euro për persona fizik që nuk mbajnë maska dhe 2000 euro për persona juridik që nuk kanë siguruar maska nëpër bizneset e tyre. Këto janë dënimet në Maqedoni për mos sigurimin e maskave për tu mbrojtur nga pandemia globale Covid-19.

Nga 1 maji e deri më tani sipas institucioneve në vend numri i të dënuarve është 128,849 qytetarë, kurse dënimet arrijnë vlerën e më shumë se 2 milion euro të fituara vetëm nga dënimet.