Nga java e ardhshme fillojnë regjistrimet në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup

Nga java e ardhshme, më 19 dhe 20 gusht, nis regjistrimi i parë për studimet e ciklit të parë (diplomë bachelor) në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup për vitin akademik 2025/2026. Afati i dytë i regjistrimit është më 11 dhe 12 shtator, ndërsa i treti më 24 shtator.

Sipas konkursit të publikuar nga USHKM në qershor, në 23 fakultete brenda Universitetit ka gjithsej 9,719 vende të lira për studentët e rinj. Nga këto:

  • 4,683 vende për studentë të rregullt në kuotën shtetërore
  • 4,081 vende për studentë të rregullt me kofinancim
  • 955 vende për studentë të çrregullt

Fakultetet me më shumë vende të lira janë:

  • Fakulteti i Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike – FINKI: 1,020 vende
  • Fakulteti i Shkencave Matematiko Natyrore : 910 vende
  • Fakulteti i Filozofisë: 880 vende
  • Fakulteti i Filologjisë: 810 vende
  • Fakulteti i Mjekësisë: 760 vende
  • Fakulteti Ekonomik: 700 vende
  • Fakulteti i Drejtësisë: 610 vende
  • Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjive Informatike – FEIT: 590 vende

Si gjithmonë, studentët e rregullt që financohen nga buxheti shtetëror do të paguajnë 200 euro pjesëmarrje, ndërsa studentët me kofinancim dhe ata të çrregullt do të paguajnë 400 euro.

Në konkursin e publikuar nga USHKM gjenden të gjitha informacionet mbi kushtet dhe kriteret e regjistrimit, afatet, dokumentet e nevojshme dhe mënyrën e aplikimit. Para regjistrimit, çdo kandidat i interesuar duhet të regjistrohet në www.upisi.ukim.mk dhe të plotësojë formularin elektronik përmes sistemit iKnow.