Nga 15 tetori zyrtarisht fillon sezoni i ngrohjes 2025/2026 për të gjithë konsumatorët të lidhur në sistemin e ngrohjes qendrore në Shkup, i cili menaxhohet nga SHA EMV. Përmes këtij sistemi ngrohen rreth 66.000 konsumatorë, nga të cilët 65.000 familje dhe mbi 1.000 institucione, përfshirë spitale, shkolla dhe kopshte, përcjell TV21. Furnizimi me energji termike do të bëhet sipas temperaturave të jashtme, me rregullim automatik të furnizimit.
Nga 13 deri më 17 tetor, për shkak të riparimit të gazsjellësit „Turkish Stream“, është e mundur një ulje e përkohshme e furnizimit, por pa ndikim të dukshëm në komoditetin e qytetarëve, njoftuan nga EMV. Kompania apelon tek konsumatorët që të kontrollojnë instalimet e brendshme dhe furnizimin elektrik të stacioneve termike, për një nisje pa pengesa të sezonit.