Nga e hëna s’ka operacione në spitalin “8 shtatori”, kirurgët në grevë

Stafi i kirurgjisë në spitalin “8 Shtatori” paralajmëron grevë që nga e hëna. Revolta e mjekve t këtij reparti do të shprehet duke mos kryer asnjë ndërhyrje kirurgjike që nuk është urgjente. Kirurgët i dërguan një letër të hapur drejtorit të spitalit Hristijan Kostov, institucioneve shëndetësore dhe qeverisë se nga e hëna do të protestojnë për të kthyer në normalitet punën e tyre. Ndër kërkesat e tyre sht edhe rihapja e 4 sallave të operacioneve ngaqë tani funksionojnë vetëm dy për intervenime kirurgjikale. Sipas tyre, pacientët nuk mund të caktojnë terminë për ekzaminime të tilla, ngaqë reduktimet janë bërë nga riorganizimi i stafit në luftën kundër pandemisë.