Nga dhjetori ndalohen qeset e plastikës, Nuredini: Qeset bio nga 15 den

Nga 1 dhjetori, hyn në fuqi ndalimi i përdorimit i qeseve plastike nga objektet e hotelierisë në zonat e mbrojtura, në përputhje me ligjet e reja për menaxhimin e mbeturinave. Ministri i ambientit Naser Nuredini tha se do të ndalohet lëshimi në përdorim i qeseve të plastikës për mbajtjen e mallrave, dhe do të shiten vetëm qese plastike të biodegradueshme me çmim prej 15 denarëve. Ideja e çmimit të qeseve të plastikës është për të ulur përdorimin e plastikës. Mjetet e mbledhura nga shitja e qeseve prej 15 denarëve do të shkojnë në një fond me të cilin do të investohet në mjedisin jetësorë, thotë Nuredini I cili shton se me këtë investohet edhe në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për mënyrën e trajtimit të mbeturinave.

“Lidhur me fraksionet e veçanta të mbeturinave kemi parapa ndalimin e qeseve të plastikës për bartjen e mallrave e cila do hy në fuqi nga 1 dhjetori. Qeset e bio-degradueshme do të paguhen me çmim prej 15 denarëve, mjete të cilat do të transferohen me një fond të veçant për mjedisin jetësor.”, tha Naser Nuredini, ministër i ambientit.

Vitet e fundit Ministria e Ambientit është fokusuar plotësisht në implementimin e legjislacionit në fushën e menaxhimit të mbeturinave përmes investimeve në vendosjen e strukturave për menaxhimin tyre. Secila komunë duhet të bashkëpunojë me operatorët kolektiv për ti siguruar qytetarit mundësi për selektimin e mbeturinave, ka shtuar ministry I ambientit Naser Nuredini. Sipas tij kjo është rruga e vetme drejt menaxhimit të standardizuar të mbeturinave i cili garanton mjedis të pastër, madje duke kërkuar partneritet për bashkëpunim edhe me sektorin privat.