Nga Bukureshti, deri në Prespë, çka sjell anëtarësimi i Maqedonisë në NATO?

Në vitin 1949 NATO-ja është formuar si kundërpeshë i ekspansionit komuniste pas luftës së Bashkimit Sovjetik për zgjerim të ndikimit të tij në Evropë. NATO-ja thotë se qëllimi i saj kryesore është “mbrojtja e lirisë, trashëgimisë dhe civilizimit” të anëtarëve të saj, duke promovuar “stabilitetin dhe mirëqenien e rajonit të Atlantikut të Veriut”. Fillimisht, Aleanca përbëhej nga 12 vende: SHBA-të, Kanadaja, Belgjika, Danimarka, Franca, Islanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Portugalia dhe Britania e Madhe.

Deklarata themeluese e NATO-s përmban një nen ku thuhet se çdo sulm ndaj ndonjë anëtari do të konsiderohet për sulm kundër të gjithëve dhe se do të ndihmojnë njëri-tjetrin. Kjo dispozitë për herë të parë ishte përdorur në vitin 2001, pas sulmeve të 11 shtatorit. Megjithatë Uashingtoni këtë e konsideronte vetëm si një gjest dhe shfrytëzoi vetëm një pjesë të mjeteve të NATO-s në fushatën ndërkombëtare të udhëhequr nga SHBA-të. Administrata e Bushit, sqaroi se krizën në Irak e konsideron si një sprovë për besueshmërinë e NATO-s.

Bashkëpunimi me NATO-n filloi në dhjetor të vitit 1993, kur Kuvendi i Republikës së Maqedonisë miratoi një Rezolutë për qasjen e vendit në këtë organizatë.

Në nëntor të vitit 1995, Maqedonia u bë anëtare e Partneritetit për Paqe, kurse në qershor 1996-tën u hap Zyra për lidhje të Maqedonisë me NATO-n.
Në prill të vitit 1997 Republika e Maqedonisë është pranuar në Procesin e planifikimit dhe revizionit, kurse vitin e njëjtë në nëntor është hapur Misioni i Maqedonisë pranë NATO-s në Bruksel, Belgjikë.
Në prill të vitit 1999, në Samitin e NATO-s në Uashington, Maqedonia edhe zyrtarisht u bë kandidate për anëtarësim në Aleancë. Prej atëherë, duke e marrë parasysh konsensusin e të gjitha aktorëve politikë në vend dhe mbështetjen e madhe të opinionit publik për aderim në NATO, Republika e Maqedonisë punon në drejtim të ndërtimit të marrëdhënieve me Aleancën, duke i shfrytëzuar të gjitha mjetet dhe modalitetet që i ka në dispozicion.

Në gusht 2002, Maqedonia për herë të parë dërgoi dy paqeruajtës në Misionin e ISAF në Afganistan, kurse në maj 2003-tën, Maqedonia, Shqipëria dhe Kroacia, bashkë me SHBA-të e nënshkruan Kartën për Partneritet (Kartën e Adriatikut)

Në prill 2008-tën, në Samitin e NATO-s në Bukuresht është konstatuar avancimi i Maqedonisë dhe plotësimi i kritereve për anëtarësim, por pa ftesë për anëtarësim. Në përfundimet e Samitit është cekur se Maqedonisë do t’i dërgohet ftesë për anëtarësim pasi të gjejë zgjidhje të pranueshme për çështjen e emrit me Republikën e Greqisë.
Në Samitin e NATO-s nga viti 2009 (Strasburg dhe Kel), 2010 (Lisbonë), 2012 (Çikago), 2014 (Uels) dhe 2016 (Varshavë), vazhdimisht përshëndetet përparimi i Maqedonisë sa u takon operacioneve ndërkombëtare të udhëhequra nga NATO-ja dhe i jepet mbështetje për realizimi të qëllimeve të Aleancës. Njëkohësisht, afirmohet qëndrimi se ftesa për anëtarësimin e vendit do të dërgohet pasi të gjejë një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët lidhur me kontestin për emrin me Greqinë.

Në seancën e mbajtur më 25 dhjetor 2017-tën, Kuvendi i Maqedonisë solli Kartë për përshpejtim të proceseve reformuese dhe integruese për anëtarësim të Maqedonisë në BE dhe NATO.

Në përputhje me rekomandimet e NATO-s, Qeveria i ndërmerr hapat konkretë për rritje të Buxhetit për mbrojtje, duke filluar me rritje të Buxhetit në vitin 2018, respektivisht Buxheti vazhdimisht të rritet në nivel vjetor për 0.2% me qëllim që nga BPV-ja të ndahen 2% për fushën e mbrojtjes.

Në korrik të vitit 2018, në Samitin e NATO-s në Bruksel, Maqedonia edhe zyrtarisht mori ftesë për nisje të bisedimeve aderuese për hyrje në NATO.

Më 19 korrik 2018, Kuvendi i RM-së, në seancën e 57-të, solli Deklaratë për mbështetje të procesit aderues për anëtarësimin e vendit në NATO.

Më 25 qershor të vitit 2018, delegacioni i NATO-s i udhëhequr nga Xhejms Mekej, i cili është drejtor i Partneritetit euroatlantik dhe global në Departamentin për çështje të sigurisë dhe politike në Shtabin e NATO-s, vizitoi Maqedonisë, me çka u shënua starti i bisedimeve aderuese. Për shef të ekipit të NATO-s për bisedime me RM., ishte emëruar sekretari gjeneral i NATO-s për çështje politike dhe të sigurisë, ambasadori Alehandro Alvargonzales.

Më 1 gusht të vitit 2018, deri te RM u dorëzua NATO Plani për zbatimin e procesit të aderimit.
Më 5 shtator të vitit 2018, në seancën e 86-të të rregullt, Qeveria e RM e formoi Komitetin për integrimin e RM në NATO. Me Komitetin kryeson Kryetari i Qeverisë së RM-së, Zoran Zaev, ndërsa zëvendësit e tij janë: Zv.kryeministrja dhe Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe Ministri për punë të jashtme Nikolla Dimitrov. Njëkohësisht u formua edhe Komitet pune për integrimin e RM-së në NATO, me të cilin kryeson Koordinatori nacional për përgatitjen e RM-së për anëtarësim në NATO, Stevo Pendarovski si dhe Sekretariat.

Programi në formë draft për vazhdimin e reformave përfshinë: reforma në sferat e sundimit të së drejtës, të drejtat e njerëzve, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, aktivitete për reforma në Armatë dhe aktivitete për zbatimin e detyrimeve juridike dhe financiare nga anëtarësimi në NATO.

Më 5-6 shtator të vitit 2018, Sekretari gjeneral i NATO-së, Jens Stolltenberg, realizoi vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, vizita e parë pas marrjes së ftesës për anëtarësim. Gjatë vizitës Stollenberg i përshëndeti përpjekjet e Qeverisë dhe dërgoi porosi se anëtarësimi i plotfuqishëm varet nga rezultati i referendumit dhe implementimi i Marrëveshjes së Prespës.

Më 18-19 tetor 2018, në takim në Bruksel në mënyrë formale mbaruan bisedimet aderuese mes RM dhe NATO-së.

Më 6 dhjetor 2018, në takim e zëvendës përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare të NATO-së, u prezantua Programi për vazhdimin e reformave ( PVR). Me prezantimin e PVR mbaroi faza e dytë e procesit të aderimit.

Më 21 janar 2019, MPJ, Nikolla Dimitrov, dërgoi letër deri te sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stolltenberg, ku shprehi gatishmërinë e vendit për të pranuar dhe respektuar detyrimet dhe angazhimet për anëtarësim të vendit në NATO. Me letërën në NATO zyrtarisht u parashtrua edhe Programi për vazhdimin e reformave.

Më 6 shkurt 2019, përfaqësuesit e përhershëm të 29 vendeve anëtare të NATO-së, në selinë e NATO-së, e nënshkruan Protokollin aderues për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Me nënshkrimin e Protokollit aderues, filloi faza tjetër e procesit aderues, ku vijon ratifikimi i Protokollit nga ana e parlamenteve nacionale dhe institucioneve të vendet anëtare të Aleancës.

Më 13 dhe 14 shkurt 2019, Zv.kryeministrja e RMV dhe Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, mori pjesë në takimin e NATO-së në format – ministra të mbrojtjes, në Bruksel, Belgjikë në korniza të së cilit për herë të parë përfaqësues i lartë i vendit mori pjesë në sesionin e ministrave që është i hapur vetëm për vendet anëtare të NATO-së.

Deri më tani Protokollin aderues për anëtarësim të RMV në NATO e kanë nënshkruan 28 vende anëtare të Aleancës, ndërsa pritet këtë ta bëjë edhe Spanja. Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Uashingtonit është dorëzuar në miratim deri te Kuvendi i RMV (28.12.2019)

NATO në Republikën e Maqedonisë së Veriut

U hap fazë e re edhe me ndryshimin e emrit kushtetues. Zyra për lidhje të NATO-së në Shkup, me seli në Ministrinë e mbrojtjes. Shef i zyrës për lidhje është koloneli Zoran Jankoviq.

Nga viti 2019, ambasada e Republikës Sllovene është ambasadë për NATO kontakte për RMV, paraprakisht, në dy vitet e kaluara këtë detyrë e ka kryer Ambasada e Kroacisë.

Në seancën e 135, Qeveria e RMV, ia konfirmoi ndërprerjen e funksionit – Koordinator nacional për përgatitjen e RMV për anëtarësim në NATO, Stevo Pendarovskit, pas zgjedhjes së tij për President të RMV-së. Njëkohësisht është miratuar informacioni se deri te anëtarësimi i plotfuqishëm i vendit në NATO, detyrimet e koordinatorit nacional për përgatitjet e RMV-së për anëtarësim në NATO i ka ndërmarrë Dane Taleski, këshilltar për politikë të jashtme i kryetarit të Qeverisë së RMV, Zoran Zaev.