Nga arkiva personale! Astrit Ibrahimi publikon foto të rrallë të ish-presidentit Thaçi

Fotografi dhe këshilltari për vizualizim i ish-presidentit të Kosovës, Astrit Ibrahimi ka publikuar një fotografi të rrallë të Hasjim Thaçit në natyrë.

Ibrahimi ka shërbyer si fotograf personal gjatë dy mandateve të Thaçit si kryeministër dhe më pas është emëruar këshilltar për media dhe vizualizim në Presidencë.

Së fundmi, ai ka hapur arkivin e tij personale si një formë përkrahjeje morale për ish presidentin e Kosovës, që tani gjendet në Hagë.

Astrit Ibrahimi pritet që së shpejti të publikojë një libër për karrierën e tij, me fokus të veçantë në figurën e ish-presidentit Hashim Thaçi.