Burime partiake ekskluzivisht për Gazetën Lajm njoftojnë lidhur me detajet e takimit mes Zoran Zaev dhe Afrim Gashit. Zaev prej nesër e merr mandatin për kryeministër.
“Ishte një drekë e përbashkët mes dy liderëve. Takimi është caktuar prej më herët, por shkaku i periudhës me aktivitete intensive u realizua tani. Prej kur u caktua, takimi ishte paraparë të zhvillohet larg syve të opinionit”, thonë burime partiake.
Ata shtojnë se për takimin është në dijeni të plotë edhe kreu i Aleancës për Shqiptarët.