Nga 3 vite burg per ish – drejtorin e Elem dhe dy te akuzuarit e tjerë, në rastin “Tarifa”

Të akuzuarit ish – drejtori i ASH Elem Dejan Boshkovski, Metodija Stojmenov, Nenad Gjorgjovski, në rastin “Tarifa”, gjykata i dënoi me nga 3 vite burg, njofton Shenja.

Që të tre, gjykata i obligoi që të paguajnë nga 10.000 denarë për harxhimet e gjyjatës në mënyrë paushalle.

Në rastin “Tarifa”, ish drejtori i ELEM dhe koordinatorët e projektit “ERP sistem” Dejan Boshkovski, Metodija Stojmenov, Nenad Gjorgjovski, akuzohen për furnizim të paligjshëm të sistemit softuerik për nevojat e ndërmarrjes shtetërore “Elektranat e Maqedonisë” me vlerë prej 4 milionë euro./SHENJA/