E konfirmuar: Nesër në ora 16:00 takohen Mickoski dhe Ahmeti

Nesër në Kuvend në ora 16:00 takohen kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski dhe ai i BDI-së, Ali Ahmeti, për të biseduar rreth formimit të Qeverisë teknike, mëson TV SHENJA nga burime të sigurta partiake. Ky takim do të mbahet një orë para atij Mickoski-Zaev që do të zhvillohen në Qeveri me të njëjtën temë diskutimi. Liderët pritet të dakordohen për formimin e Qeverisë teknike më 3 janar, zgjedhjen e kryeministrit teknik me propozim të LSDM-së, dy ministrave teknik nga VMRO-DPMNE, atë për punë të brendshme dhe ministrin për punë dhe politikë sociale, si dhe dy zëvendësministrat plotësues në këto ministri.