Nga 2 janari nis zbatimi i “e diela ditë jopune”! Inspektorati i punës me kujdestari nëpër rajone për zbatim të ligjit

Data 2 janar është e diela e parë për këtë vit, dhe dita e parë kur nis zbatimi i ligjit të ri ku dita e diel është ditë jopune në Maqedoninë e Veriut, përveç veprimtarive që nuk e ndërpresin dot punën, shkruan TV21. Inspektorati i Punës ka njoftuar se me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore dhe plotësimeve të Ligjit për Marrëdhënie Pune, nga 2 janari do të vendosë kujdestari nëpër rajone, në të cilat punëtorët mund të denoncojnë nëse u janë shkelur të drejtat në lidhje me punën në të dielën. Para fillimit të kryerjes së punës të dielën, punëdhënësit janë të obliguar që ta njoftojnë Inspektoratin e Punës në formular të shënuar – Njoftim për kryerjen e punës të dielën, i cili mund të gjendet në ueb-faqen e Inspektoratit Shtetëror të Punës./TV21