Remzie Osmani është ndër ata zëra që rrallë skena jonë muzikore mund të fitojë të tillë.
Ka shumë vite që është prezente në tregun muzikor, madje me kalimin e kohës ajo veç po pëlqehet e po kërkohet më shumë për ti zbukurar ahengjet, dasmat e mbrëmjet muzikore.
Në prillin që e lamë pas, këngëtarja e mirënjohur martoi djalin e saj të vetëm Hamin, dasmë e cila bëri bujë të madhe mediatike për javë e muaj rresht.
Duke u njohur si një grua modeste, nënë e bashkëshorte e mirë, padyshim që edhe si vjehërr i reflektuan virytet dhe anët pozitive të saja.
E tani që po bëhet gjyshe, s’ka ndjenjë më të mirë për të që pas 20 viteve kur e lindi vajzën e saj Riolën.
Në grupin e rejave e vjehrrave që kanë raporte të mira , përmenden edhe Remzia e Gëzimja.
Madje, në një intervistë të realizuar në prag të festave këngëtarja u pyet se nga 1 deri në 10 sa është e kënaqur me nusen?
“Me nusen jam e knaqur shumë, njëherë përniher 10she e ka, nqfotse vazhdon nusja kshtu si asht, atherë gjith jetën do t’jetë bile 10 me yll”, përgjigjet Remzia.