Neymar mund të rikthehet te Barcelona përmes planit të një klubi saudit

Neymar ka akoma mundësi të shkojë te Barcelona këtë verë, meqenëse një klub saudit dëshiron ta transferojë brazilianin dhe pastaj ta huazojë te katalunasit.

Sulmuesi e ka njoftuar Paris Saint-Germainin se dëshiron të largohet gjatë këtij afati kalimtar, ndërsa dëshira e tij është rikthimi në Camp Nou.

Mirëpo, duke marrë në konsideratë situatën financiare të Blaugranëve, ata e kanë të vështirë ta realizojnë transferimin.

Sipas Sport, një klub saudit mund të luajë një rol të rëndësishëm në realizimin e dëshirës së tij. Klubi (emri i të cilit nuk është bërë i ditur) planifikon të nënshkruajë me Neymar dhe menjëherë ta huazojë në La Liga.

Në këtë rast, paga e tij do të paguhej në tri pjesë: Katalunasit do të paguanin një përqindje, ndërsa pjesa tjetër do të vinte nga PSG, si dhe nga përfitimet e një ndeshjeje miqësore që Barca do ta zhvillonte në Arabinë Saudite.