Neymar: Kësaj gjenerate nuk i intereson për kombëtaren e Brazilit

Duke dhënë disa komente për kombëtaren e Brazilit në futboll, Neymar është shprehur i shqetësuar me gjeneratën e re.

Ylli i Paris Saint-Germain ka thënë se të rinjtë (brazilianët) nuk interesohen fare për kombëtaren e Brazilit.

“Ditëve të sotme ‘Selecao’ është distancuar shumë nga tifozët. Nuk e di se si ndodhi kjo, por për lojërat tona sot flitet shumë pak”, ka thënë Neymar, transmeton lajmi.net.

“Është keq të jetohet në këtë gjeneratë ku kombëtarja e Brazilit nuk duket e rëndësishme kur ka ndeshje”, shtoi ai.

Brazili po kalon në një formë të shkëlqyer. Ata nuk janë mposhtur në CONMEBOL kualifikueset e botërorit në 15 ndeshjet e para.