Neymar JR vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Paris Saint-Germain.
Braziliani nuk ka pasur sezonin më të mirë të mundshëm dhe me ndryshimet e fundit në klub flitet për një largim të mundshëm të tij.
Megjithatë, gjithë këtë situatë e ka komentuar edhe vet lojtari, duke konfirmuar një pjesë të tregimit.
“Është e vërtetë nga ana ime se unë dua të qëndroj te PSG”, ka thënë Neymar, transmeton lajmi.net.
“Pastaj, askush (nga klubi) nuk më ka thënë asgjë mua, por nga ana ime është e qartë se dua të qëndroj”, shtoi mes tjerash braziliani.
Neymar akoma nuk ka fituar një Champions League me skuadrën e PSG, ndonëse nga Barcelona u largua me atë synim, si dhe me mendjen te Topi i Artë, që po ashtu nuk e fitoi.