Newcastle synon Coutinhon

Newcastle United është e vendosur për të nënshkruar me yllin brazilian të Aston Villas, Philippe Coutinho.

Në bazë të asaj që raporton Sport, ideja e krerëve të Newcastle është që ish-lojtarin e Liverpool ta marrin si transfer permanent, transmeton lajmi.net.

Coutinho u transferua tek Aston Villa gjatë janarit si huazim me të drejtë blerje.

Gjatë këtij sezoni me shtatë herë kampionët e Anglisë, Coutinho ka shënuar katër gola dhe ka asistuar tri herë.