Newcastle përgatitet për goditjen e radhës – gati 50 milionë

Skuadra më e pasur në botë është e vendosur të shpenzojë, por nuk po arrin të gjejë emrat e duhur.

Sipas raportimeve të ‘Sky Sports’, Newcastle po përgatisin 50 milionë për Patrick Schick, përcjell lajmi.net.

Schick i Bayer Leverkusen ka marrë vëmendje edhe nga disa skuadra të tjera.

Paraqitjet e tij në Euro 2020 kanë bërë që lojtari të shikohet përsëri me një sy më serioz.