Nevzat Bejta takon banorët e lagjes Mllaki, diskutohet për investime lokale

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, ka zhvilluar sot një takim me banorët e lagjes Mllaki, në kuadër të aktiviteteve të tij zgjedhore, ku ka bashkëbiseduar me qytetarët dhe ka dëgjuar shqetësimet e tyre lidhur me zhvillimin e lagjes.

Sipas Bejtës, gjatë takimit banorët kanë shprehur pakënaqësi për mungesën e investimeve komunale gjatë tetë viteve të fundit, duke theksuar se në këtë periudhë nuk janë realizuar projekte të reja infrastrukturore. Ata kanë përmendur se disa nga investimet e vetme të bëra më herët datojnë nga mandati i mëparshëm i Bejtës, por sipas tyre, këto projekte nuk janë mirëmbajtur dhe janë lënë pas dore nga autoritetet komunale.

Bejta deklaroi se Gostivari ka nevojë për një qasje më funksionale në menaxhimin e qytetit dhe për investime të barabarta në të gjitha lagjet. Ai theksoi se zhvillimi urban dhe përmirësimi i kushteve të jetesës duhet të jenë prioritet për administratën e ardhshme komunale.

Në fund të takimit, Bejta u bëri thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e 11 janarit të marrin pjesë në procesin demokratik dhe të shprehin vullnetin e tyre për drejtimin e ardhshëm të Komunës së Gostivarit.