Presidenti kinez Xi Jinping ka theksuar nevojën e forcimit të zhvillimit të sistemit ligjor të lidhur me punët e jashtme.
Xi u shpreh se duhet të krijohen kushtet për qeverisjen në bazë të ligjit dhe një mjedis i jashtëm i favorshëm për përparimin e modernizimit kinez.
Sipas tij, forcimi i qeversisjes në bazë të ligjit në punët e jashtme i shërben nevojës afatgjatë për forcimin e vendit dhe rilindjen kombëtare nëpërmjet një rruge kineze drejt modernizimit.
Xi nënvizoi më tej rëndësinë e zhvillimit të sistemit ligjor lidhur me punët e jashtme për nxitjen e hapjes me standarde të larta dhe trajtimin e rreziqeve dhe sfidave të jashtme.
Duke tërhequr vëmendjen për rëndësinë dhe urgjencën e çështjes, ai theksoi nevojën për të forcuar sistemin ligjor lidhur me punët e jashtme dhe krijimin e kapaciteteve që plotësojnë nevojat e zhvillimit me cilësi të lartë dhe të hapjes me standarde .