Ushtria izraelite rifilloi luftën kundër Hamasit në Gaza, pasi grupi militant shkeli planin e armëpushimit, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një deklaratë të publikuar sot nga zyra e tij.
“Hamasi nuk e respektoi detyrimin e tij për të liruar sot të gjitha gratë e rrëmbyera dhe lëshoi raketa drejt qytetarëve të Izraelit”, tha Netanyahu.
Sipas kryeministrit izraelit, me rifillimin e luftimeve, qeveria e Izraelit është e detyruar të përmbushë objektivat e saj të luftimeve.




