Netanyahu: S’do t’i pranojë kërkesat e Hamasit në negociatat për armëpushim në Gaza

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se nuk do të pranojë kërkesat e Hamasit në vazhdimin e negociatave për një armëpushim në Gaza.

Netanyahu ka këmbëngulur se lufta do të vazhdojë edhe në rast të një pauze të zgjatur.

“Kemi hedhur poshtë presionet ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës përpara se të arrihen qëllimet, pavarësisht rritjes së presionit politik ndërkombëtar”, është shprehur ai.