Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se Izraeli do të vazhdojë ofensivën e tij kundër Hamasit në Gaza, duke përfshirë atë në Rafah.
Ai tha se presioni ndërkombëtar mbi Izraelin po rritet, por vendi duhet të qëndrojë së bashku kundër përpjekjeve për të ndaluar luftën, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Udhëheqësi izraelit tha se trupat do të vazhdojnë të sulmojnë Hamasin në të gjithë Gazën, duke përfshirë Rafahun.
“Kushdo që na thotë të mos veprojmë në Rafah, na thotë të humbasim luftën dhe kjo nuk do të ndodhë”, është shprehur ai.




