Netanjahu: Zgjerimi i sovranitetit të Bregut Perëndimor është përparësi

Izraeli nuk do të humbas një mundësi historike për ta zgjeruar sovranitetin e saj mbi disa pjesë të Bregut Perëndimor të okupuar. Këtë e theksoi kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, duke e quajtur këtë veprim një nga detyrat kryesore të qeverisë së tij të re.
Palestinezët konsiderojnë se një veprim i tillë është aneksim i paligjshëm i një vendi të okupuar.
Javën e kaluar, palestinezët shpallën ndërprerje të bashkëpunimit të sigurisë me Izraelin dhe aleatin e saj SHBA-në shenjë proteste kundër planit.
Netanjahu premtoi t’i vendosë vendbanimet hebraike dhe Luginën Beka, në Bregun Perëndimor, nën sovranitetin izraelit.
Ai e caktoi 1 korrikun si datë për fillimin e bisedimeve të qeverisë për këtë çështje./MIA