Merkel të mërkurën i publikon përparësitë lidhur me kryesimin e BE-së

– Kancelarja gjermane, Angela Merkel të mërkurën do ta publikojë politikën që Berlini do ta zbatojë gjatë presidencës me Bashkimin Evropian (BE), të cilën do ta marrë më 1 korrik.
Merkel do të flasë në onlajn-diskutim për “Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë gjatë presidencës gjermane të Këshillit Evropian”, e organizuar nga Fondacioni gjerman, Konrad Adenauer.
Përveç Merkelit, në tribunë do të flasin edhe ish-kryetari i Bundestagut gjerman dhe kryetari aktual i Fondacionit Konrad Adenauer, Norbert Lamert, ambasadori francez në Gjermani Ana-Mari Dekoris, drejtori i Institutit për studime kineze, Miko Houtari, si dhe zëvendës kryetari i një grup parlamentar të koalicionit qeverisës gjerman CDU / CSU, Johan Vadeful.
Më 1 korrik, Gjermania e merr presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Evropian nga Kroacia./MIA