Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i ka bërë thirrje Gjykatës Supreme të mos ndërhyjë në përpjekjet e tij për të formuar qeveri koalicioni dhe paralajmëroi se vendimi kundër tij mund të
tërhiqte vendin në zgjedhje të katërta “pa precedentë” në pak më pa se një vit.
“Shpresojmë që gjykata të mos ndërhyjë. Nuk ka nevojë të ndërhyjë. Ende ekziston vullneti i njerëzve, shprehje e qartë e vullnetit të popullit”, tha Netanjahu pas konferencës së shtypit për pandeminë e koronavirusit. Gjykata Supreme përpiqet të konfirmoj nëse Netanjahu i cili akuzohet për korrupsion, duhet të lejohet të formojë qeveri të re, dhe nëse marrëveshja e koalicionit për të formuar qeveri uniteti, e nënshkruar me ish rivalin kryesor politik Beni Ganc, ka shkelur ligjin.
Siç transmetojnë agjencitë e huaja, vendimet priten më vonë kah fundi i kësaj jave dhe do të konfirmojnë nëse kriza politike e zgjatur në Izrael do të përfundojë dhe nëse Netanjahu dhe Ganc do të formojnë qeveri apo sërish do të mbahen zgjedhje.
Rajon-Botë Netanjahu: Gjykata e Lartë nuk duhet të ndërhyjë, rrezikon zgjedhje të reja