Netanjahu falënderon Maqedoninë dhe Shqipërinë – “mbështesin vetëmbrojtjen e Izraelit nga sulmet terroriste”

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu nëpërmjet një cicërime në “Twitter”, ka shprehur falënderime ndaj disa shteteve, të cilat siç thotë, “mbështesin të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur nga sulmet terroriste”.

“Ju falënderoj që të vendosur qëndroni me Izraelin dhe e mbështesin të drejtën tonë në vetëmbrojtje nga sulmet terroriste”, shkroi Netanjahu, transmeton TV21.

Mes shteteve që sipas Netanjahut i japin mbështetje Izraelit, është edhe Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, ndërkaq nuk shihet flamuri i Kosovës.