Nesimi: Zgjedhjet e parakohshme – mashtrimi i radhës nga AKI

Shkruan: Florian Nesimi

Ju kujtohet kur gjatë verës protagonistët e BDI-së deklaronin me bindje se bashkë me zgjedhjet lokale do të mbaheshin edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare? Unë asokohe e kam theksuar disa herë se zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk do të ketë, dhe ja koha e dëshmoi se paskam pasur të drejtë.

Tani, të njëjtën taktikë përsëri e përdorin kandidatët e AKI-së, të cilët përsëri manipulojnë votuesit e tyre duke u premtuar dhe garantuar zgjedhje të parakohshme parlamentare gjatë pranverës.

Por mendoj se me këtë ata fyejnë edhe votuesit e tyre sepse i trajtojnë si njerëz që e duan vetëm pushtetin.