Nesimi: Besa dhe VLEN-i e fituan BDI-në 4 herë radhazi në Tetovë

Analisti Florian Nesimi, në emisionin “Dialog te Lajmi”, së bashku me ministrin e Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, ka folur për zgjedhjet lokale, fitoren e VLEN-it, i dhe BDI-së.

Nesimi tha se Lëvizja Besa dhe VLEN-i e kanë fituar katër herë BDI-në në Tetovë.

“Lëvizja Besa ka fituar katër herë radhazi në Tetovë, në zgjedhjet lokale të vitit 2021, pastaj në zgjedhjet e jashtëzakonshme për këshillin komunal, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2024 dhe tani në zgjedhjet lokale të këtij viti. Në të dy taboret ka vota të votues e besnik dhe ka vota që janë për ta ndëshkuar kundërshtarin. Pra VLEN-i ka vota që ka marrë si ndëshkim për BDI-në dhe anasjelltas. Partitë duhet të kenë më shumë kujdes me votat që i marrin si ndëshkim për partitë tjera”, tha Nesimi.

Ai gjithashtu shtoi se Bilall Kasami ka arritur që në vitin 2025 t’i ruajë votat e ndëshkimit të BDI-së që i mori në vitin 2021 dhe kë të e ka bërë vet vetem duke punuar.