Nesimi: Ata qe dje e akuzonin Kasami, sot votuan kundër stolisjes se qytetit

Dje Këshilli i Komunës së Tetovës ka votuar për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit. Por ajo që është ironike është se partitë dhe listat e pavarura që për katër vite me radhë kanë akuzuar Bilall Kasamin pse nuk e stolis qytetin, dje kanë votuar kundër stolisjes.

Kjo tregon se atyre, as sot e as në të kaluarën, nuk iu ka interesuar zbukurimi i qytetit për Vitin e Ri, por iu ka interesuar që me çdo kusht të gjejnë ndonjë sebep për të sulmuar komunën.

Dhe e dyta, kjo dëshmon se ata nuk kanë qëndrime të qarta dhe se i ndryshojnë ato sipas interesit të momentit, vetëm për të sulmuar komunën. Dhe në politikë nëse nuk ke konsistencë atëherë je i destinuar për të dështuar politikisht.

*Status fejsbuku i z.Florian Nesimit