Nesër shpallje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi nesër në ora 10 duhet t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat janë paraparë për më 12 prill.

Kuvendi pasdite njëzëri me 108 vota “pro” e solli vendimin për vetëshpërbërje në virgjilje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për 12 prill.