Nesër shi i kohëpaskohshëm, nga e diela reshje të rrëmbyeshme

Moti nesër do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, në disa lugina me mjegull në mëngjes. Në pjesët juglindore do të jetë kryesisht me vranësira me shi të kohëpaskohshëm.

Në ditët në vijim moti do të jetë me vranësira mesatare me shi të kohëpaskohshëm. Do të fryjë erë mesatare, të dielën erë e përforcuar nga drejtimi juglindor. Të dielën nga fundi i ditës dhe të hënën reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme, ndërsa në disa vende edhe të rrëmbyeshme, mbi 35 litra në metër katror. Të hënën në malet reshjet do të jenë të borës.

Në ditët në vijim moti do të jetë me vranësira mesatare deri në të përforcuar me reshje të kohëpaskohshme të shiut.