Nesër seancë e jashtëzakonshme për shtrenjtimin e energjisë elektrike

Të hënën, më 24 janar, do të mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës në lidhje me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Në rend dite është debati parlamentar lidhur me shtrenjtimin e rrymës, njofton Klankosova.tv.

Mbledhja e kryesisë së kuvendit do të mbahet në ora 11, ndërkaq seanca pritet të nisë në 12.