Nesër Saraji pa energji elektrike

Për shkak intervenimeve teknike në sistemin elektrik të Qytetit të Shkupit, nesër pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e komunës të Kisella Vodës dhe Sarajit. Ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë edhe një pjesë e shfrytëzuesve nga Kisella Voda.

Në periudhën na ora 10 deri në orën 14 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Hristo Tatarçev” në Kisella Vodë.

Nga ora 10 deri në orën 12 pa energji elektrike do të jetë një pjesë e fshatrave të Sarajit dhe Gërçeci në komunën e Sarajit.

NP “Ujësjellësi dhe kanalizime” – Shkup informojnë se pa ujë nga ora 09 do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Dimo Haxhi Dimov”, për shkak vendosjes së F-100 mm në rrugën “Marko Oreçkoviq” nr 124.