Nesër, me rastin e festës së madhe të krishterë Badniku, në territorin e qytetit të Shkupit do të mbahet “Manifestimi i Badnikut” në kuadër të “Procesioneve të Badnikut”, me itinerar lëvizjeje nga përpara ndërtesës komunale të Komunës së Kisella Vodës, përgjatë rrugës “Boris Trajkovski”, majtas në bulevardin “Maqedonia”, në vazhdim përgjatë rrugës “Shën Kirili dhe Metodi”, deri përpara Muzeut të Qytetit të Shkupit, pastaj në rrugën “Maqedonia” e më tej deri në sheshin “Maqedonia”, ku do të mbahet manifestimi qendror.
Për këto arsye, Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor pranë Sektorit për Punë të Brendshme Shkup do të ndërmarrë masa për ridrejtimin e trafikut, si dhe masa për regjim të posaçëm të qarkullimit në rrugët ku do të lëvizin Procesionet e Badnikut dhe rreth objekteve fetare.
U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë urdhrat dhe udhëzimet që do të jepen nga zyrtarët policorë të uniformuar, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.




