Nesër regjim i veçantë trafiku në qendër të Shkupit

Më 23.10.2025 (e enjte) në orën 10:00 të mëngjesit, për shkak të mbajtjes së një gare atletike në zonën qendrore të Shkupit, me itinerar nga parku “Gruaja Luftëtare” përmes Urës së gurit, rruga “Iljo Vojvoda”, trotuari i urës “Goce Delçev” dhe përgjatë bregut të lumit Vardar dhe anasjelltas, rruga “Iljo Vojvoda”, zonat për këmbësorë dhe pjesa e bregut përgjatë së cilës do të lëvizin pjesëmarrësit në garë do të mbyllen për trafik. 

Njësia e Sigurisë së Trafikut Rrugor në SPB Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë trafiku, me ridrejtimin e trafikut në rrugët përreth.

Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel qytetarëve të respektojnë urdhrat që do të lëshohen nga zyrtarët e policisë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja.