Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Për shkak të realizimit të manifestimit “Velo Fiesta” nesër në mbrëmje nga ora 18 deri 23 do të ketë regjim të posaçëm të qarkullimit në rrugën “Dimitrie Çupovski” në pjesën e udhëkryqit me rr. “Dame Gruev” deri te udhëkryqi me rr. “11 tetori” në Shkup.

“Departamenti për siguri në drejtimin rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të qarkullimit në rrugët e apostrofuara, ndërsa komunikacioni do të rikahëzohet nëpër rrugët përreth”, ka njoftuar MPB-ja.

MPB apelon deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë urdhrat që do t’i japin nëpunësit e uniformuar policor ku do të zhvillohet ngjarja me qëllim të zhvillimit të trafikut në mënyrë të sigurt dhe të papenguar.