E ardhmja e Milan Skriniar pritet të kuptohet nesër.
Milan Skriniar ka qenë tema e diskutimit në merkaton e verës, e ashtu po del të jetë edhe në këtë të janarit.
Skriniar ka kontratë me Interin deri në vitin 2023, ndërsa rinovimi ende s’po arrihet, përcjell lajmi.net.
Drejtuesit e të dy palëve kanë zhvilluar bisedime, por nuk kanë arritur në një konkluzion.
E, kjo ka bërë që shumë ekipe të interesohen për mbrojtësin sllovak.
Por, Interi nuk duan ta humbin lojtarin, andaj pritet të takohen sërish.
Sipas Calciomercato, një takim kyç do të zhvillohet nesër, të premten, mes agjentit të Skriniar dhe Interit për të zgjidhur të ardhmen e tij.
Vera dukej më shumë jashtë sesa brenda klubit italian, por me kalimin e muajve, opsioni që qendërmbrojtësi të vazhdojë në Milano po forcohet më shumë.
Mbetet të shihet nëse do ketë një akordim në mes palëve.




