Nesër Pendarovski mbledh Këshillin e Sigurisë

Këshilli i Sigurisë i Republikës së Maqedonisë të Veriut do të mblidhet nesër në Kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski.

Në seancë, siç kumtoi Kabinetit i Presidentit, krahas anëtarëve të përhershëm të Këshillit, me ftesë të presidentit Pendarovski, do të marrë pjesë edhe shefit i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, Vasko Gjurçinovski, drejtori i Agjensisë së Inteligjencës, Erolld Musliu, drejtori i Agjensisë së Sigurisë Kombëtare, Viktor Dimovski, guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Çështjet Ekonomike, Mila Carovska, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ministrja e Financave, Nina Angelovska.