Nesër pa rrymë pjesë të Tetovës dhe disa fshatra

Screenshot

Një pjesë e qytetit të Tetovës dhe disa vendbanime në rajonin e Tetovës nesër (27.02.2026) do të mbeten pa energji elektrike për shkak të ndërprerjeve të planifikuara, përcjell tetova1

Sipas njoftimeve, pa rrymë nga ora 08:45 deri në 11:15 do të jenë fshatrat: Sellcë e Keçe, Novakë, Urviç, Bogovinë, Reçicë e Madhe, Pallçisht i Poshtëm, Kamjan, Reçicë e Vogël, Novosellë, Rakovec dhe Jellovjan.

Në fshatin Zherovjan, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 12:00.

Në Tetovë, është planifikuar ndërprerje nga ora 09:00 deri në 14:00 në rrugën “Radovan Coniq”, në pjesën pranë Gjykatës. Po ashtu, nga ora 11:00 deri në 12:00 pa energji elektrike do të jetë edhe një pjesë e rrugës “Ljubo Bozhinovski Pish”, te konsumatori Metaleks DOOEL.

Nga autoritetet bëhet e ditur se ndërprerjet realizohen për shkak të punimeve teknike në rrjetin elektrodistributiv, ndërsa qytetarëve u bëhet thirrje që me kohë t’i përshtatin obligimet e tyre.