Nesër nuk do të mund të paguani kartelë të autobusit me celular

Prej nesër mbrëma nga ora 22 në autobusët për transport publik në Shkup nuk do të funksionojë opsioni për pagesën e biletës me telefon celular, verifikimi përmes numrit 185.

Siç bëri të ditur Ndërmarrja e Transportit Publik “Shkup”, ndërprerja në këtë shërbim do të jetë i përkohshëm dhe për shkak të përmirësimit të sistemit për pagesë elektronike.

Nga e mërkura, 12 janar, opsioni për pagesë me telefon celular do të jetë sërish në dispozicion, informoi NTP.