“Mos hiqni dorë nga kushtet për Maqedoninë e Veriut”, protestë e VMRO-Bullgari

Përderisa mbahej takimi i Këshillit për siguri kombëtare në Bullgari për pranimin e RMV dhe Shqipërisë në BE, VMRO-Bullgari, e udhëhequr nga eurodeputeti, Angell Xhambaski dhe ish-ministri Krasimir Karakaçanov, mbajti tubim të qetë në të cilin kërkuan që të mos hiqet dorë nga kushtet që janë vendosur për Maqedoninë e Veriut për fillim të negociatave. Njëkohësisht në protestë u pa edhe pankarta “Maqedonia është e Bullgarisë”, si dhe një tjetër me fytyrën e Goce Dellçevit.

“Ju thërrasim të mos i bartni interesat e bullgarëve të Maqedonisë, ju thërrasim të mos e bartni kujtimin e paraardhësve tanë, vetëdijen tonë nacionale, vetëpërcaktimin, historinë nacionale, traditën dhe kulturën”, deklaroi Angell Xhambaski, VMRO-Bullgaria, eurodeputet.

“Tregimet që i dëgjojmë nga kryeministri i deritanishëm dhe disa ndjekësit të tij, se integrimi është shumë i rëndësishëm, se vlerat evropiane janë tregime të përgjithshme të rëndësishme. A është vlera evropiane që një shtet kandidat për BE ta respektojë fqinjin që është vend anëtar. A është vlerë evropiane të na quash ne, bullgarët, tatarë, fashistë, okupatorë…”, deklaroi Krasimir Karakaçanov, VMRO-Bullgaria, ish-ministër, transmeton TV21.