Nesër në mesnatë publikohet projekti i ri i Loredanës

Njëra ndër reperet më të suksesshme të estradës shqiptare është edhe Loredana.

Reperja numëron hite të shumta, dhe jo vetëm në gjuhën shqipe por edhe në atë gjermane, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo ka njoftuar se projekti i ri muzikore tashmë është para publikimit.

Këtë e bëri të ditur pëmes një postimi në llogarinë e saj në ‘Instagram’.

Ajo u shpreh se është e lumtur, pasi tashmë është gati të ndajë muzikën e re me ne.

Të enjten në ora 23:59 lansohet projekti i ri dhe mund të ndiqni edhe sekuencat e para./Lajmi.net/