Nesër mot me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira lokale të lehta deri mesatare dhe temperatura deri në 20 gradë

Në Shkup do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 4, ndërsa maksimale do të arrijë 19 gradë.

Mot me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të pakta deri mesatare do të mbizotërojë në ditët në vijim. Në orët e mëngjesit do të ketë kushte për mjegull të lehtë në disa lugina. Të enjten priten reshje të herëpashershme lokale shiu, veçanërisht në pasdite dhe gjatë natës.