Nesër minim në rrugën Kërçovë–Ohër

Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njoftojnë se në rrugën në ndërtim, Kërçovë–Ohër në pjesën Preseka–Pesoçan nesër do të realizohet minim.

Siç informojnë nga LAMM, minimi do të kryhet në periudhën prej orës 11 deri ora 14:00.